Lajmet e fundit

Gjatë një takimi në Lezhë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë së çdo punonjës i administratës publike nuk duhet të përfshihet në fushatë, ndërsa pas orarit zyrtar mund të bëj ç’të dojë.
“ Kanë të drejtë plotësisht drejtorët e shkollave, të gjithë kanë të drejtë që pas orarit të mësimit të bëjnë çfarë ju takon, të shkojnë në fushatë, të flasin, të bëjnë çfarë rë duan. Ndërkohë që patjetër që kush shfrytëzon Drejtorinë apo zyrën e shefit për ti bërë presion punonjësve hajde këtu, më jep emrat, më sill familjen, më bëj këtë, më bëj atë, më sill votën e fotografuar, do të shkojë në burg”, tha Rama.
Katër drejtues të zyrave arsimore janë denoncuar nga Ministria e Arsimit si pjesëmarrës në fushatat zgjedhore, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.