Lajmet e fundit

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot për një vizitë në Stokholm, ku është takuar me kryeparlamentarin Urban Ahlin.
Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë së Shqipërisë thekson se Shqipëria është e ftuar për shembullin e reformave kurajoze.
"Në Stokholm për ngritjen e Këshillit të Zhvillimit të Investimeve për Shqipërinë dhe konferencën për qeverisjen progresive, ku Shqipëria është e ftuar për shembullin e reformave kurajoze të 32 muajve të fundit. Dita nisi me takimin me kryeparlamentarin Urban Ahlin, një mik i deklaruar i Shqipërisë”, shkruan Rama në Facebook.