Lajmet e fundit
Mazhoranca në Shqipëri zhvilloi një miting përmbyllës në qytetin e Elbasanit, nga ku kërkoi votat për një mandat të ri të kryebashkiakut aktual, Qazim Sejdini.

Ndonëse në një mot jo të përshtatshëm për shkak të reshjeve të shiut, mbështetësit e të majtës shqiptare mbushën sheshin kryesor të Elbasanit.
Kryeministri Edi Rama shprehu bindjen në fitoren e Sejdinit, duke theksuar se në Elbasan do të jetë fitorja më e thellë e një kandidati të ASHE-së. Në këtë takim të fundit elektoral para zgjedhjeve të së dielës, kryeministri Rama nuk i kursyer as batutat.
“E dyta herë që jam në Elbasan me shi, jam i bindur që Qazim Sejdinin e pret bereqet i madh. Në Elbasan do të jetë fitorja më e thellë e një kandidati për ASHE-në. Dua të them vetëm disa gjëra, vetëm për të mos prishur gjithë këto fustane dhe flokë të bukura të rregulluara dhe nuk po i qaj hallin as vetes dhe as burrave që s’kanë flokë”, tha Rama,transmeton Shekulli.al