Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka premtuar se PS do të bëjë realitet ëndrrën e shqiptarëve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Sipas A2CNN, Rama kështu u shpreh gjatë mbledhjes së "Kuvendit Kombëtar Rinor për Shqipërinë 2030", ku tha se PS është e vetmja forcë politike që i mban premtimet.
“Kjo është forca politike që ka bërë më shumë nga të gjitha forcat e tjera politike të marra së bashku. Asnjë forcë tjetër nuk është më e vjetër se kjo e jona dhe asnjë forcë tjetër nuk është më e re sesa kjo e jona. Asnjë forcë tjetër nuk ka më shumë eksperiencë sesa kjo e jona dhe asnjë forcë tjetër nuk ka më shumë energji sesa kjo e jona. Te asnjë forcë tjetër vota nuk sjell asgjë të re".
"Prandaj vota për ne është e vetmja votë për ndryshimin, ndërsa vota për të tjerët është një votë e sigurt për zhgënjimin. Të tjerët premtojnë çdo gjë sepse nuk kanë asgjë në dorë, ndërsa ne premtojmë atë që bëjmë dhe kemi në dorë të bëjmë atë që premtojmë",tha Rama.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.