Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë apel që sa më shumë qytetarë të dalin në zgjedhjet lokale.
Ai i ka porositur edhe shqiptarët që janë në emigracion t'i bindin familjarët e tyre të votojnë, gjithë këtë apel Rama e ka bërë në llogarinë e tij personale në facebook.
"Ju qe jeni ne emigracion beni nje telefonate ne shtepi, tek te aferm a miq ne Shqiperi dhe thuajuni te shkojne ne votim sepse vota e tyre eshte investim edhe per ju! Rrofshi:-)" shkruan Rama në facebook,transmeton Klan Kosova.