Lajmet e fundit

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrahman Rama po merr pjesë në Konferencën në kuadër të ShBA-Karta e Adriatikut (A-5), të shefave të Mbrojtjes të shteteve të Rajonit dhe të Komandës Amerikane në Evropë (në Ohër të Maqedonisë.
Rama, në fjalën e tij, ka shprehur gatishmërinë për pjesëmarrje në operacionet ndërkombëtare dhe rajonale me kapacitetet që ka FSK-ja.
ndryshe, qëllimi i mbajtjes së kësaj konference është bashkëpunimi rajonal, për ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme nëpërmjet mbështetjes së stërvitjeve dhe operacioneve të përbashkëta, partneritetit me NATO-n dhe arritja e caqeve të aftësive profesionale, transmeton Klan Kosova.