Lajmet e fundit

Gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka thënë se cmimin Qytetar Nderi i Mitrovicës ia dedikon familjes së tij, familjeve të dëshmorëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit.
Ai ka deklaruar se lufta për lirinë e vendit ishte obligim i të gjithëve, ndaj nuk e ndjen veten të ketë bërë dicka të jashtëzakonshme, njofton Klan Kosova.
"U ndjeva i privilegjuar, i nderuar dhe i respektuar. Këtë cmim ia dedikoj familjes, por edhe të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, si edhe të Kosovës".
"Ne e kemi pasur edhe obligim kombëtar edhe moral që të punojmë për shtetin tonë".
"Cmimi u takon familjeve të dëshmorëve, që derdhën gjakun për këtë vend. Është obligim i yni që ta ndërtojmë këtë vend". /klankosova.tv