Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dërguar një mesazh kundërkandidatit të tij nga Vetëvendosje, Hajrullah Çeko-t, i cili ka refuzuar të përballet me të në debat televiziv.
Siç thotë ai, kandidati i VV-së nuk është as i punës, as i fjalës, meqë vet Çeko i ka kërkuar ta caktojë studion për përballje, dhe përfundimisht nuk ka pranuar të jetë pjesëmarrës në Rubikon, transmeton klankosova.tv.
''Unë e kom ditë po sot e morrën vesh krejt qytetarët e Prishtinës!'', shprehet Rama.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.