Lajmet e fundit

Hapësirës qiellore së shpejti mund t’i shtohen edhe satelitë shqiptarë.
Të paktën kështu ka premtuar gjatë së enjtes kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit.
Rama tha se kjo do të realizohet në vitin 2022. Mirëpo një deklaratë e tillë u përqesh nga opozita.
E një premtim të ngjashëm e pati bërë edhe një politikan kosovar, Jahja Kokaj, muaj më parë.
Ai pati thënë se gjatë qeverisjes Kurti, mund të lansohet një raketë, në kuadër të një projekti shkencor nano-teknologjik. Madje, e paralajmëroi lëvizjen e saj përreth tokës.
Kronikë e zgjeruar nga gazetarja Gresa Nitaj.