Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka ndarë një porosi me ndjekësit e tij me rastin e shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai tha se nxënësit e shkollave festojnë me zemër dhe krenari lirinë dhe pavarësinë.
"Nxënësit e shkollave tona festojnë me zemër dhe plot krenari lirinë e pavarësinë e Kosovës, një ditë që na bashkon në vlerat më të bukura kombëtare, ndërsa nderojmë të kaluarën dhe projektojmë një të ardhme që na frymëzon me dashurinë për atdheun", shkruan ai, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.