Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij qeveritar, ka qëndruar të dielën në ambientet e dy fabrikave të Devolli Coorporation.
Nga ajo që pa në M&Sillosi e Comodita, Rama tha se u fascinua, teksa premtoi heqjen e tarivave doganore për bizneset kosovare.
Kreu i ekzekutivit shqiptar gjatë qëndrimit në fabrikën e prodhimit të miellit, M&Sillosi, ka thënë se qeveria që ai drejton, do t’i heq të gjitha tarifat doganore me Kosovën, duke nisur nga produktet bujqësore.
Në këtë ngjarje, ishin të ftuar edhe krerët e mbi 50 bizneseve ndër më të fuqishmet në vend.
Për detaje, ndiqeni kronikën e gazetarit Haris Ademi.