Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se ishte i pavërtetë, pretendimi i Presidentit të Republikës se është përgjuar.
“Mua më duket shumë e rëndë që Presidenti flet sikur është një opozitar që është në arrest policie dhe pret që të vijë dita kur të triumfojë revolucioni, që të tregojë se sa dhe kush e ka regjistruar.
Presidenti ka në varësi Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe për tre minuta e zbardh çështjen. Kujt ia thotë? Ti thotë ty? Publikut ia thotë? Për sa më takon mua, kjo nuk është e vërtetë”, – tha Rama./Mapo.al/