24.03.2016 · përditësuar para 3783 dite1 min lexim
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar një status në Facebook për vdekjen e njërit nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Johan Cruyff, njofton Klan Kosova.
“Muzika ndryshoi përgjithmonë falë Bitellsave nga Liverpuli dhe mitikut Xhon Lenon, futbolli ndryshoi përgjithmonë falë Bitellsave te Ajaksit te Amsterdamit dhe mitikut Johan Krujf”, ka shkruar Rama.
“Respekt për njeriun qe e beri futbollin të gëzueshëm si Rock&Roll-i”.
Holandezi Johan Cruyff, ka vdekur sot në moshën 68 vjecare nga sëmundja e kancerit, transmeton Klan Kosova.
Gjatë karrierës së tij ai kishte luajtur për Ajax, Barcelona dhe Cosmos (new York).
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.