Lajmet e fundit

Kryeministri Rama ia uroi ditëlindjen kreut të opozitës, Lulzim Basha.
Urimin Rama e bëri gjatë fjalimit të tij në ceremoninë festive të 24 vjetorit të themelimit të PS-së që u mbajt në sheshin para Teatrit Kombëtar.
Ditëlindja e Bashës dhe e PS-së përkojnë në të njëjtën ditë, në 12 qershor, por Rama e shtyu festën e PS-së për shkak të fushatës. Natyrisht që urimi i kryeministrit për rivalin e tij politik ishte edhe thumbues.
"Nuk ia urova dot në kohë reale sepse ai ishte i zënë me fushatë për referendum kundër reformave të qeverisë"- u shpreh Rama para të pranishmëve./Lapsi.al