Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, menjëherë pas miratimit me 75 vota të Projektligjit për Mbylljen e Lojërave të Fatit, zgjodhi Twitterin për të komentuar një vendim të tillë.
“Kuvendi sapo miratoi me 100% të deputetëve të pranishëm ndalimin e bixhozit (kazino elektronike dhe baste të çdo lloji, off apo online) në 31 dhjetor. Fjalët mbrapsht shpifësve të çdo kanali e portali, ndërsa me aktorët e Kinoshqupit kemi dhe gjyqet se do paguajnë një më një ata”, ka shkruar Rama./ Top Channel