Lajmet e fundit

Sipërmarrësi thotë se falë grantit të qeverisë dyfishoi kapacitetin grumbullues të bimëve, duke zgjeruar aktivitetin që përfshin në mënyrë direkte dhe indirekte rreth 1000 fermerë të këtij rajoni në mbjelljen e bimëve mjekësore. Me ta do të lidhen kontrata, duke rigjallëruar kultivimin e bimëve mjekësore në këtë rajon, traditë e kësaj zone, që përveç tregut vendas përpunon edhe për tregje të huaja.
“Është një ndërmarrje që krijon punësim në një zonë që e ka problem papunësinë”, tha Rama.
Shefi i qeverisë tha se ky biznes është model për nxitjen e investimeve të ngjashme, duke garantuar mbështetjen e qeverisë përmes krijimit me buxhetin e ri të Fondit Kombëtar te Garancisë për Bujqësinë: “Me mbështetjen e qeverisë, bankat do të mbështesin fuqimisht sektorin e bujqësisë. Duke nisur nga viti i ardhshëm është rreth 300 milionë euro brenda 3 viteve”.
Në Kukës, kryeministri Rama inspektoi punimet e ndërhyrjeve të sheshit qendror të këtij qyteti. Kukësi do të ketë shëtitoren e re dhe parkun e ri, sikundër edhe elementë muzealë të rikujtimit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999./Top-Channel.