Lajmet e fundit
Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama sot ka bërë homazhe tek varri i Luan Haradinaj.

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama sot ka bërë nderime tek varri i dëshmorit Luan Haradinaj në Gllogjan të Deçanit.
Rama ishte i shoqëruar nga sekretari i Ministrisë së FSK-së Shkëlzen Sylaj, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, kolonel Naim Haziri shef i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore si dhe oficerë dhe zyrtarë të MFSK-së dhe FSK-së.
Ata bënë homazhe dhe vendosën lule të freskëta në shenjë të dëshmorit Luan Haradinaj si dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.