Lajmet e fundit

Kastriot Islami nuk lë rast pa e shigjetuar Edi Ramën. Këtë të dielë ai publikoi në faqen e tij në Facebook një video të Ramës, të titulluar "Rama ndër vite".
Janë pjesë të reagimeve të Ramës në momente të ndryshme të punës së tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Sipas Islamit, "kjo video i ka djegur dhe përcëlluar shumë Ramës dhe klientelës së tij dhe ka vënë në lëvizje median e tij mjerane dhe sharësit me pagesë".
Ai u lutet ndjekësve të tij që ta shpërndajnë sa më shumë këtë video, kudo në botë, sidomos në gjermani. "Bëjeni tag çdo politikani gjerman me shënimin: ky është kryeministri i Shiqpërisë, duke bërë komente në gjermanisht, sepse pasi ju doli boja, sepse abuzuan me marrëdhëniet me Merkel, kërkojnë të mbulojnë diellin me Shoshë", shkruan Islami./Lapsi.al