Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë i ftuar në studoin e gazetarit Mustafa Nano ku ka folur rreth çështjes së terrorizmit.
Rama tha se Shqipëria nuk ka ndonjë rrezik të veçantë, por se mund të sulmohemi pasi nuk kemi sistem më të sigurt se shtetet e tjera.
Por ai shtoi se sërish rreziku nga terrorizmi qëndron.
Duke folur rreth terrorizmin shqiptar, Rama e ka cilësuar si "radikalizëm mercenar".
Ai tha edhe se ISIS u shfaq si murtajë dhe se ngadalë po zhbëhet, pasi nuk ka mjete logjistike.
Rama e quajti studion e emisionit "Zululand" si një "kështjellë të së vërtetës", por se Nano ia ktheu se kjo shihet kur flitet rreth aktualitetit. /Albeu.com/