Kryeministri Edi Rama ka denoncuar me tone të ashpra atë që sipas tij po ndodh në Konispol, me thirrjet e kandidatit të PBDNJ-së Anastas Guda për të marrë vota me premtimet “se do të shpëtojë ortodoksët e Konispolit nga çamët dhe muslimanët”.
Kjo sipas kreut të qeverisë, është një thirrje që synon përçarjen fetare e etnike ndërkohë që sipas tij harmonia mes besimeve të ndryshme në vendin tonë është një thesar që duhet ruajtur si sytë e ballit, siç u shpreh ai.
Ndaj sipas shefit të mazhorancës, përgjigja e vetme ndaj kësaj politike që ai e quan barbare, është vota e bashkuar përtej ço bashkie për të ruajtur vlerat e Konispolit me historinë e bashkëjetesës, që siç theksoi Rama ka gjeneruar vetëm paqe, shkruan Mapo.
Historira që janë të turpshme. Nuk mund ta kthejnë në një bashkësi njerëzish të përçarë dhe në sherr me njëri-tjetrin. Nuk mund ta lejojmë këtë, i bëj thirrje gjithë banorëve të kësaj zone mos tradhtoni gjyshërit dhe stërgjyshërit tuaj. Nuk ka lidhje me PD, as me ASHE, as me Shuapin, ka lidhje me themelet, ka të bëjë me këtë tokë që ka gjeneruar paqe, harmoni, ku janë martuar, kanë bërë fëmijë, pa parë njëri-tjetrin se nga vijnë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.