Lajmet e fundit

Sot pasdite kryeministri Rama zhvillon takimin përmbyllës të fushatës në Elbasan dhe sikundër Lapsi.al raportoi më herët gjatë ditës, pritet të jetë një takim njësoj me atë të Lezhës, i organizuar nga LSI-ja.
Rama kishte urdhëruar gjetjen e 4 deri në 5 mijë karrigeve, ku do të ulen qytetarët. Këto janë fotot e shkrepura para pak minutash nga sheshi përballë stadiumit, ku do të mbahet edhe takimi elektoral.
Karrige shumëngjyrëshe e të të gjitha formave, si dhe tepetet ngjyrë vjollcë kanë zënë vend në pritje të kryeministrit.
Rama do të kërkojë mbështetje për Qazim Sejdinin, kryebashkiakun aktual i cili garon për një mandat të tretë. Sejdini është kthyer në protagonist ditët e fundit, për shkak të një videoje ku ai kërcënon gazetarët për të mos qenë kritikë me të sepse rrezikojnë vendin e punës.
