Kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka mbështetur Qeverinë e Kosovës për nismën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit.
Ai përmes X, inkurajon lidershipin e Kosovës të vazhdojë të punojë me aleatët, transmeton klankosova.tv.
''Unë e mbështes plotësisht vendimin më mirë vonë se kurrë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit. Unë inkurajoj lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët kyç për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i rritur i besueshëm i Komunitetit Euro-Atlantik''.
https://twitter.com/ediramaal/status/1767892716849893883
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.