25.03.2020 · përditësuar para 2292 dite1 min lexim
Pak ditë më parë, kryeministri shqiptar Edi Rama tregoi se ka folur me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për të marrë pajisje mjekësore nga Turqia.
Nuk ka zgjatur shumë dhe në mesnatë Rama ka bërë të ditur se avioni i “Air Albania” - “Lasgushi” - ishte duke u ngarkuar me këto pajisje në Turqi.
“Lasgushi duke u ngarkuar në Stamboll me armë për mbrojtjen e jetës së pacientëve dhe mjekëve tanë”, ka shkruar Rama në Facebook, ndërsa bashkëngjitur ka postuar edhe disa fotografi./ A2 CNN
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.