Lajmet e fundit

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në një postim në llogarinë e tij në facebook ka komentuar shkrimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për Kosovën.
Sipas Ramës, meditimi publik iVuçiqit , i kishte lënë një shije të mirë, ndaj edhe vendosi ta ndajë atë edhe me ndjekësit e tij në Facebook.
“Edhe ky shkrim i Aleksandër Vuçiqit, Presidentit të sapozgjedhur të Serbisë, nuk mund të imagjinohej pak vjet më parë paçka se, siç i thonē, djalli fshihet nē detaje dhe nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë"
"Dhe Kosova mbetet, mu siç e thotë edhe Presidenti serb, nyja gordiane, prerja ose jo e së cilës, përmes njohjes ose jo si shtet nga Serbia po shtoj unë, është edhe zgjedhja e qartë mes territ të tunelit dhe dritës së daljes prej tij!”, shkruan shefi I ezkekutivit shqiptar, transmeton Klan Kosova