Lajmet e fundit

Në fushën e politikës së jashtme dhe ofrimit të shërbimeve nga ambasadat dhe konsullatat, kryeministri Edi Rama ka thënë se duhet të shkohet drejt bashkëpunimit më të madh të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai vlerësoi si mjaft të suksesshme hapjen e konsullatës së përbashkët të dy vendeve në Milano, ndërsa njoftoi se shumë shpejt do të hapet edhe një e ngjashme në Mynih.
Megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme, sipas kryeministri. Ai kërkoi që të shqyrtohet mundësia edhe për të patur ambasada të përbashkëta.
“Ndaj, në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive nuk duhet të na vini vetëm me konsullatën e Mynihut, por të shtoni edhe disa të tjera që të tregoni që miqësia juaj është produktive”, iu drejtua ai dy ministrave të Jashtëm.