Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur të pakuptimtë debatin në Këshillin e Sigurimit në OKB mes Kosovës dhe Serbisë për dinarin serb.
Përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter), ai tha se të dyja shtetet duhet të përqendrohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm.
"Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm", shkroi Rama, raporton Klankosova.tv.
Kreu i qeverisë shqiptare poashtu tha se Shqipëria do të vazhdojë t'i qëndrojë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, mirëpo kërkoi nga liderët e Kosovës që të koordinohen ngushtë me aleatët.
"Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare", ka shkruar kryeministri Rama.
https://twitter.com/ediramaal/status/1755874464619696369?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1755874464619696369%7Ctwgr%5E27211946e7f11ad584c95bd865d4351a5ab024b5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftvklan.al%2Fdebatet-per-dinarin-ne-ks-reagon-rama-seance-pa-kuptim-kosova-dhe-serbia-te-perqendrohen-plotesisht-te-dialogu%2F
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.