Lajmet e fundit

Është hapur këtë të martë procesi i aplikimit për Akademinë e Policisë, në një event ku të pranishëm kanë qenë edhe kryeministri shqiptar Rama dhe ministri i Brendshëm në Shqipëri, Tahiri.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama vuri në dukje se, Policia e Shtetit në këto thuajse 3 vite qeverisje të majtë i është nënshtruar një transformimi rrënjësor, që ka rritur profesionalitetin e saj.
“Jemi duke transformuar rrënjësisht Policinë e Shtetit, e cila renditet sot e para në listën e institucioneve për nga besueshmëria”, deklaroi Rama.
Ai u shpreh se, ligji i ri i policisë reformoi sektorin e sigurisë, ndërsa shtoi se po rritet niveli mesatar i arsimimit të punonjësve të Policisë së Shtetit.
“Kishim policinë më të paarsimuar të rajonit tonë, ndërsa sot numri i policëve me arsim të lartë ka shkuar në 33 për qind. Ne do ta bëjmë Policinë e Shtetit një trupë të dalluar në rajon”, tha Rama. / Top Channel