Lajmet e fundit

Kryeministri Edi Rama mohon që t’i ketë ofruar post ministri deputetit Ben Blushi. Në studion e emisionit “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili, kreu i qeverisë e mohoi deklaratën e bërë nga Blushi në “Opinion”.
I pyetur për largimin e Blushit nga PS dhe krijimin prej tij të një partie të re, Rama bëri një deklaratë mesa duket të menduar mirë më parë sepse e përsëriti disa herë, lapsi.al
“Tani që Blushi ka ikur mund të thyej heshtjen time për këtë çështje. Ben Blushi ka pasur dy kryetarë në PS, Fatos Nanon dhe mua. Me Nanon u bë nja dy herë ministër, por s’bëri asnjë punë. Me mua nuk u bë ministër, por bëri nja 3 libra. Tani që është në këtë fazën e mllefit të bëjë një roman sepse kur të bëjë partinë e tij nuk do bëjë as punë e as romane” – tha Rama.
Një deklaratë më të rëndë kreu i qeverisë bëri pas pyetjes nëse i kishte ofruar post ministror Mimoza Hafizit.
“Lëre Mimozën të hajë përshesh në partinë e Blushit” – tha Rama duke shkaktuar reagimin e gazetares Vasili që i vuri në dukje se nuk mund të flasë kështu për një zonjë.