Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar 243 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.
“Në këtë ditëlindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miqve e aleatëve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ju priftë e mbara të gjithëve”, ka shkruar Rama në Facebook.
4 korriku shënon ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike./ Top Channel