Me rastin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka festuar mbrëmë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në llogarinë e tij në Facebook, Rama e ka falëndëruar ambasadorin Hovenier, duke i thënë “Jemi miq, vëllezër përgjithmonë", raporton Klan Kosova.
"Jeta nuk është vetëm për politikë, por do të dalësh e do të kënaqesh me njerëzit e bukur të Prishtinës, të festosh jetën e lirinë që ne e kemi tani si rezultat i miqve tanë të mëdhenj, ShBA-së. Prandaj, faleminderit ambasador Hovenier për mbështetjen tuaj të madhe dhe të vendit tuaj, dhe për gjithçka që ShBA-ja ka bërë për Kosovën dhe vazhdon ta bëjë. Jemi miq, vëllezër përgjithmonë”, ka shkruar Rama.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.