Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ftuar edhe njëherë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Bashën që të takohen sa më shpejt, për t’i dhënë një zgjidhje bllokimit të reformës në drejtësi nga opozita.
Rama në një intervistë për Top Channel i lështë lutur Partisë Demokratike të mos tërhiqet nga procesi dhe të rrezikojë ta kthejë vendin në një vrimë të zezë. Por ai thotë se drafti nuk preket pasi prek vetë thelbin e reformës.
"Ftesa është bërë me shkrim dhe nëse doni ta kompletoni me gojë merreni si konfirmim. Është shumë e rëndësishmë që të bëjmë çdo përpjekje dhe nuk më vjen fare zor të them që i lutem PD që të mos e minojë një proces! Të mos e kyçë Shqipërinë në një zonë gri që mund të bëhet vrimë e zezë në procesin e integrimit" ka thënë ai, përcjellë Klan Kosova