Lajmet e fundit

Kreyministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka thënë homologut të tij serb Aleksandër Vuçiq, se mund t`i ftoj bashkëvendasit e tij që të shkojnë në Shqipëri për të kaluar pushimet.
"Duhet të bien barrierat e trashëguara prej vitesh, që nga ato politike, ekonomike, e shoqërore. Ne duhet që të bëjmë hartimin e projekteve në infrastrukturë, energji, turizëm, arsim, në një fazë të re bashkëjetese, aty ku ka një vullnet të përbashkët ka edhe një rrugë të përbashkët" tha ai, transmeton Klan Kosova.
Shefi i qeverisë shqiptare këto komente i bëri gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq në Tiranë.
Rama tha më tej se të dyja vendet duhet të jetojnë së bashku sikuse kanë bërë Franca dhe Gjermania pas luftës së Dytë Botërore.