Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar në Twitter në lidhje me seancën parlamentare që pritet të mbahet sot pasdite.
“Sot në Kuvend nis rruga e Vetingut! Mund ta bllokojnë përkohësisht po s’do ta pengojnë dot popullin të heqë qafe pengmarrësit e drejtësisë”, shkruan Rama, shkruan Lapsi.al.
Me këtë status, duket se Rama kërkon të hedhë poshtë zërat që flaisn për një tërheqje të LSI nga qeveria. Ideja u hodh nga Ilir Meta gjatë konferencës ku ai propozoi një qeveri besimi.
Për hir të stabilitetit dhe të dialogut politik, Meta tha se është i gatshëm të vërë në dispozicion të gjitha mandatet e LSI, duke paralajmëruar një tërheqje nga qeveria.
Në axhendën e punimeve të kësaj séance të jashtëzakonshme, parashikohet zhvillimi i procedurës për ngritjen e komisionit Ad-hoc të Vettingut, që nuk mund të realizohet pa praninë e opozitës e cila vijon të bojkotojë Kuvendin.