15.12.2017 · përditësuar para 3151 dite1 min lexim
Delegacioni i ministrave maqedonas me në krye kryeministrin, Zoran Zaev, është pritur në Pogradec me ceremoni zyrtare, nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Dy kabinetet qeveritare pritet të mbajnë mbledhje në “Hymeti Palace”.
Midis çështjeve që do të diskutohen, do të jetë ndërtimi i korridorit tetë, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë, çka do të rriste shkëmbimet tregtare.
Tema të tjera janë siguria dhe përmirësimi i mëtejshëm i marrëdhënieve.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.