Lajmet e fundit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se të martën është bërë prezantimi i planit të detajuar për spitalin e Prishtinës.
Rama, përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë që ndërtimi i këtij spitali pritet të fillojë këtë vit.
Ai tutje ka bërë të ditur se spitali do t’i ketë 200 shtretër, me këto departamente kryesore: kirurgjia, internistika, gjinekologjia dhe pediatria.
"Spitali i Prishtinës po vjen! Sot u bë prezantimi i planit të detajuar për Spitalin Gjeneral të Prishtinës, ndërtimi i të cilit pritet të fillojë këtë vit! Për spitalin janë ndarë parcela në Prishtinën e Re dhe buxhet prej 1.3 milionë euro".
"Faleminderit partnerëve tanë nga ICME, për punën fantastike në krijimin e një objekti të denjë që do të plotësojë të gjitha kushtet e qytetarëve të Prishtinës", ka shkruar Rama në Facebook.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.