Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se që nga konferenca e Berlinit deri tek ajo e Vjenës është regjistruar një progres i jashtëzakonshëm politik në rajon.
Shefi i qeverisë shqiptare ka bërë të ditur se, palët e përfshira në këtë proces të organizuar me nismë të kancelares gjermane Angela Merkel kanë rënë dakord për financimet dhe investimet në infrastrukturën rajonale.
“Gjatë këtij viti është përcaktuar harta e ndërlidhjes përmes projekteve të përbashkëta në infrastrukturë. Prioritet në këtë drejtim është Korridori i Kaltër, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, ndërkohë që mbështesim edhe projektin e quajtur Rruga e Paqes, që lidh Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë përmes aksit Nish-Prishtinë-Durrës”, ka saktësuar Rama, transmeton Top Channel.