29.03.2018 · përditësuar para 3048 dite1 min lexim
"Rruga e Kombit" e kthyer tashmë në debat në Kuvendin e Shqipërisë ka qenë në fokus dhe të dy liderëve politikë, Edi Rama dhe Lulzim Basha.
Teksa Rama përmendi termin “të pandehurit janë këtu në sallë”, Basha në fjalën e tij tha se ka pesë vjet në qeveri dhe nuk ka asnjë fakt.
“E dimë dhe historinë, i dimë dhe të pandehurit që janë këtu në sallë, dimë dhe shumë e shumë bëma të tjera, kjo rrugë është një rrugë e papërfunduar”, ka thënë Rama, shkruan Top Channel.
“Një mijë herë do e bëja me krenari atë që bëra me Rrugën e Kombit, ke 5 vjet në qeveri dhe nuk ke një fakt të vetëm, tash 10 vjet. Të bëjnë sytë xixa nga xhelozia. Ke 5 vjet në qeveri nuk ke avancuar asnjë projekt, ke pesë vjet në qeveri i vetmi projekt është kanabisi, dhe tani heroina dhe kokaina”, ka replikuar Basha.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.