Lajmet e fundit

Talat Xhaferi ishte i pari dhe më i pushtetshmi politikan shqiptar që shkoi në Kiev dhe takoi kryetarin e Ukrainës, prej kur ky vend u sulmua nga Rusia.
Nga e mërkura ai bie pak në ranglistë, pasi te Volodymyr Zelenski shkojnë dy bashkëkombës të tij kryeministra, Edi Rama i Shqipërisë dhe Dritan Abazoviq i Malit të Zi, njofton Klan Kosova.
Këta, së bashku, u nisën, të martën, nga aeroporti i Tiranës për Ukrainë, me ftesë të liderit të këtij shteti.
Në fakt, ky do të jetë komunikimi i tretë i Zelenskyt me shqiptarët. Më 3 maj, ky iu adresua parlamentit në Tiranë.
Ani se nuk e përmendi Kosovën, republikën e vogël të Ballkanit ia kujtoi atij Edi Rama, kur ia bëri me dije se edhe ajo është kundër agresion rus të Ukrainës.
Derisa dy liderët shqiptarë të Ballkanit shkojnë te Zelensky në Ukrainë, një politikan me ndikim nga Bosnja, shkon në Rusi. Madje, Milorad Dodik ka thënë se është vetë presidenti Vladimir Putin që ia ka rezervuar terminin për takim, gjatë një forumi ekonomik në Shën Petersburg.
https://www.youtube.com/watch?v=-UN1Em23bfQ