Lajmet e fundit

Një "shtëpi" e përbashkët për bizneset e ngritur në hapësirë të gjelbër, "Tirana Business Park" u inaugurua këtë të martë në një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i ri i Tiranës Erion Veliaj.
Duke e quajtur një projekt vizionar qendrën e madhe të biznesit të ngritur në Vorë, kryeministri tha se parashikimet flasin për të paktën 10 mijë të punësuar deri në vitin 2020. Rama foli për një histori suksesi e cila referuar eksperiencës gjermane, kurrsesi nuk mund të dështojë si investim në Shqipëri, transmeton Mapo.
"Duam pak minuta nga Tirana për të ardhur në Gjermani, kjo është arsyeja pse investimet gjermane kanë një vlerë të posaçme përtej vlerës financiare, vlerës së shtuar në punësim. Gjermanët kanë vlerë kulturore për mënyrën e të jetuarit në një hapësirë ku bëhet biznes, ku ofrohen shërbime, ku informohen qytetarë.