Lajmet e fundit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë vullnetin për ta çuar shtetin përpara.

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë dy parti, por një fuqi e vetme udhëheqëse që ka vizionin dhe programin dhe vullnetin e hekurt për ta çuar Shqipërinë në drejtimin e duhur
Kështu deklaroi kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama i cili mori pjesë sot në mitingun elektoral në qytetin e Sarandës në mbështetje të kandidates së koalicionit të majtë për bashkinë e qytetit, Floriana Koka.
Rama theksoi se këto zgjedhje janë një provë e vullnetit për të cilin Shqipëria dha besimin e madh në 23 qershorin e 2013-s, dhe janë prova për ta kthyer Shqipërinë në drejtimin e duhur.
"Në nuk kemi ardhur këtu për t’ju treguar mrekullira apo për t’u krenuar. E di qe kemi shumë më tepër për të bërë. Por kam bindjen e sinqertë se për çdo njeri të arsyeshëm është e qartë se në 18 muajt e bilancit të parë ju kemi dhënë provën se jemi dhe e kemi kthyer Shqipërinë në drejtimin e duhur." deklaroi Edi Rama, transmeton Shekulli.al