Lajmet e fundit

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me fermerët e Bradasheshit në Elbasan, për të ndarë certifikatat e pronësisë mbi tokën bujqësore.
Nga Elbasani, kreu i qeverisë tha se procesi i dhënies së certifikatave të pronësisë mbi tokën do të jetë i gjithë falas.
Gjithashtu, ai shtoi se janë 300 milionë euro kredi me interesa shumë të vogla për mbështetjen ndaj fermerëve. Për këtë arsye, Rama tha se brenda muajit qershor do të hapen 5 zyra konsulence për fermerët, shkruan shekulli.
Kryeministri theksoi edhe një herë se do të ketë kreditim për të gjithë fermerët që duan të investojnë. “Jemi të vendosur që t’u bëhemi mbështetje njerëzve në fshat”, tha ai.
Në fjalën e tij, Rama foli edhe për procesin e legalizimeve në Elbasan, ku tha se po ecën me ritme të pëlqyeshme.