28.05.2015 · përditësuar para 4084 dite1 min lexim
Kryeministri shqiptar duke folur në Forumin Ekonomik të Vjenës tha se është i nevojshëm bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit.
"Ne duhet të koncentrohemi në infrastrukturën ndërmjet vendeve, Ballkani është shumë i vogël, ne duhet të kemi bashkëpunim në energji, akgrokulturë në ekonomi" tha Rama.
Rama u shpreh se ka ardhur koha që Evropa të na shohë më tjetër sy, transmeton Klan Kosova.
"Duke qenë bashkë dhe duke bërë ndryshime, ne mund të tregojmë se mund të antarësohemi në Bashkimin Evropian"
"Ndërlidhja jonë duhet të jetë gjithmonë më e fuqishme. Kështu që Evropa dhe Bashkimi Evropian ka qenë një fuqi në botë dhe ka ndihmuar disa nga luftërat më të përgjakshme të të gjitha kohërave, ata kanë ndihmuar edhe në zhvillimin ekonomik të vendeve" shtoi ai.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.