Ivan Raktiq është i destinuar të lërë Barcelonën në muajt e verës. Të paktën kjo është ajo që thekson “Catalunya Radio”, sipas së cilës, mesfushori kroat ka arritur tashmë marrëveshjen me klubin “blaugrana” për transferimin e tij te kampionët e Francës, PSG
Por jo vetëm kaq. “Catalunya Radio” thekson se futbollisti ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Castelldefels, ndërkohë që ka regjistruar edhe vajzën e tij në një shkollë franceze, pikërisht për shkak të transferimit të tij në kryeqytetin francez.
Gjithnjë sipas kësaj radioje, Rakitiq bëri paktin me Barcelonën në mënyrë që të largohet për një shifër nën 125 milionë euro, që është edhe klauzola e zgjidhjes së kontratës së tij për të kaluar te PSG për 90 milionë euro, shkruan Top Channel.
Ndërkaq, kluibi katalanas dhe vetë Rakitic, në një komunikim me “Mundo Deportivo”, kanë mohuar në mënyrë kategorike lajmin për arritjen e një marrëveshjeje për transferimin e kroatit te Paris Saint Germain.
Ivan Rakitiq gjatë muajve të verës e kishte marrë një ofertë nga klubi parizien, por futbollisti preferoi qëndrimin te Barcelona, me të cilën ka një kontratë deri në vitin 2021.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.