14.02.2020 · përditësuar para 2361 dite1 min lexim
Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiq, ka thënë se do të dëshironte të luante me superyllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon.
Së fundi është raportuar se Rakitiq do të transferohet në Juventus dhe një deklarim i tillë nuk i shuan dyshimet se ai do të largohet nga Camp Nou, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Sigurisht që do ta bëja. Ai është gjithashtu një nga lojtarët më të mëdhenj në histori. Unë kënaqem duke parë atë të luajë dhe ai qëndron shumë mirë në Juventus”, ka thënë Rakitiq.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.