Lajmet e fundit

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar se takimi i përfaqësuesve të dhjetë komunave me shumicë serbe do të mbahet nesër ku do të sugjerojë që Asociacioni i komunave serbe të formohet në përvjetorin e pestë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit më 20 prill.
Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit që pati me presidentin serb, Aleksandar vuçi ku morri pjesë edhe drejtori i të ashtuqujturës Zyre serbe për Kosovën ku edhe njoftoi për largimin e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës.
"Ata nuk do të kenë mbështetjen e Listës Serbe", shtoi ai, transmeton Klan Kosova.