Lajmet e fundit

Në Mitrovicën e Veriut është duke u mbajtur takimi i kryetarëve të komunave veriore serbe dhe përfaqësuesëve të Listës Serbe.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se në Qeverinë e Kosovë kanë hyrë për të mbrojtur serbët dhe për të mundësuar qëndrimin e tyre në Kosovë si dhe kthimin e atyre që nuk jetojnë në Kosovë, njoftonj Klan Kosova.
Por aty, ai ka rikonfirmuar se nuk do të jenë me pjesë e Qeverisë së Kosovës, pas arrestimit të Makro Gjuriq këtë të hënë.
“Lista Serbe është përfundimisht në opozitë dhe do të punojë ekskluzivisht për interesin e serbëve në Kosovë”.
“ Përsëris që pasi Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend ta formojë Asociacionin, atëherë më 20 prill do ta formojmë ne. Ky ka qenë obligim i Prishtinës dhe Brukselit por që nuk u realizua”.
“Thërras fqinjët, që të mos bien në provokime dhe bashkërisht të ruajmë paqen”.
“Porosia e Vuçiqit është se Beogradi nuk do të lejojë serbët në Kosovë që të ndiqen dhe rrahën. Serbët në Kosovë kanë një president në Beograd që për dallim nga të tjerët punon për interesat e tyre dhe për t’i mbrojtur ata”.
Rakiq ka thënë se Makro Gjuriq pas arrestimit ruajti paqene me mençurinë e tij./Klan Kosova/