Lajmet e fundit

Në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës, dje paradite, një qytetar ka raportuar në polici për një mjet shpërthyes, raketë ndriçuese, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Njësiti i specializuar i policisë ka siguruar zonën, kurse ekipi për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka tërhequr mjetin e dyshuar, pa ndonjë incident, transmeton Klan Kosova.