Një raketë komerciale nga Kina të mërkurën lëshoi me sukses pesë satelitë në hapësirë, të cilët do të përdoren për sensorë në distancë.
Raketa, e emërtuar CERES-1, është zhvilluar nga një firmë private kineze “Galactic Energy”.
Raketa, që mbante pesë satelitë “Jilin-1 Gaofen-03D”, u shkëput nga qendra e lëshimit satelitor Jiuquan në shkretëtirën Gobi, Mongolia e Brendshme, në veriperëndim të Kinës, raportoi e përditshmja “Global Times”.
Satelitët do të përdoren për shërbime komerciale të sensorëve në distancë.
Lëshimi i fundit i satelitit vjen vetëm një ditë pasi Kina lëshoi në hapësirë një satelit të ri me sensorë të largët të serisë “Yaogan-34” nga Qendra e Nisjes Satelitore Jiuquan.
Raketa “Long March-4C” e ndërtuar në Kinë, që barti satelitin, i cili do të përdoret për studimin e burimeve, planifikimin urban, vlerësimin e rendimentit të të korrave dhe parandalimin dhe zbutjen e fatkeqësive, hyri me sukses në orbitën e tij.
Deri më tani, seria e raketave transportuese “Long March” ka fluturuar 450 herë. /Klankosova.tv
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.