Lajmet e fundit

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Kaçanikut, Jeton Raka, ka thënë se janë në bisedime për koalicion të mundshëm parazgjedhor për këtë komunë, megjithatë ai u shpreh se potencialisht do mbesin në koalicion me qytetarët.
Raka veç kësaj u shpreh në Edicionin Special se pavarësisht zhvillimeve, koalicionin paszgjedhor e kanë të pashmangshëm, përcjell Klankosova.tv.
''Koalicionin paszgjedhor e kemi të pashmangshëm, kurse parazgjedhor deri tani nuk kemi''.
''Mendoj se do ta kemi koalicionin me qytetarët e komunës së Kaçanikut, por do të jemi në kontakt dhe bisedime edhe këto ditë e të shohim mundësitë''.
''Të gjithë ata që kanë qenë në garë për ndryshim, unë i ftoj prapë të dalin në zgjedhje dhe të përkrahin ndryshimin''.
''Besoj që iu intereson edhe kandidati edhe normalisht, harmonia brenda subjektit politik. Këta [PDK] vazhdimisht ka propagandë tash para zgjedhjeve, edhe kinse edhe policia e ambulanca kanë qenë para zyrës tonë''.