Lajmet e fundit

Thirrjet për intervenim në Qendrën e Zjarrfikësve kohët e fundit janë shtuar nga rastet e shumta të zjarreve në zona të ndryshme të Kosovës.
Edhe pse nuk qëndrojnë keq me mjete, problem për punën e zjarrfikësve po është mungesa e stafit.
Ndërsa, sipas këtyre të fundit, dyshimet kryesore te ndezjeve të këtyre zjarreve janë njerëzit.
E sipas drejtorit të Agjencisë Pyjore te Kosovës, Menderes Ibra, numri i zonave të prekura është shumë i madh.
“Duke përfshirë fundin e qershorit, ne kemi të perfshirë gjithsej 160 hektarë pyje dhe toka pyjore nga zjarret'', ka thënë Ibra.
E dënimi për zjarrvëniet e qëllimshme në bazë të ligjit për pyje arrinë deri në 15 mijë euro.
Kronikë nga Blerina Shoshi